ÇKA ËSHTË TAEKOWNDO
Taekwondo është njëri nga artet luftarake më sistematike dhe shkencore me origjinë nga Korea, që mëson më shumë se sa aftësitë fizike të luftimit. Kjo disiplinë tregon rrugët e rritjes së shpirtit dhe jetës përmes trajnimeve të trupit dhe mendjes. Sot ai është bërë një sport global që ka fituar një reputacion ndërkombëtar dhe qëndron në mesin e lojrave Olimpike.
Le të bëjmë një vështrim nga afër të fjalës TAE KWON DO. Kjo është e përbërë nga tri pjesë: TAE - që d.m.th "Këmba" apo goditja me këmbë, KWON - që d.m.th "Grushti" apo goditja me dorë dhe DO - nënkupton "Rrugën" apo "Disiplinën". Nëse i bashkojmë këto tri fjalë ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme për TAE KWON DO.
Së pari, Taekwondo është rruga e drejtë e përdorimit të Tae dhe Kwon (Shkelmit dhe grushtave) ose të gjitha pjesët e trupit që janë të përfaqësuara nga këmbët dhe duart.
Së dyti, kjo është një mënyrë për të kontrolluar dhe qetësuar luftën dhe për të mbajtur paqen. Ky koncept vjen nga kuptimi Tae Kwon "për të vënë grushtat n%n kontroll". Taekwondo nënkupton "rrugën e drejtë të përdorimit të të gjitha pjesëve të trupit për të ndaluar luftën dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një bote më të mirë dhe më paqësore.
Taekwondo është zhvilluar me histori 5000 vjeqare të Koresë dhe është thirrur në emra të ndryshëm. Në Kore Taekwondo filloi si një art luftarak mbrojtës i quajtur "Subak" ose "Taekkyon" dhe është zhvilluar si rrugë e trajnimit të trupit dhe mendjes në mbretërinë e lashtë Koguryo, nën emrin "Sonbae". Në periudhën e Shillas, Taekkyon ishte bërë shtylla kryesore e Hwarangdo.

Sot Taekwondo është e ngjashme me artet marciale në vendet tjera orientale dhe i ndan disa tipare me ta sepse në rrjedhen e evolucionit të tij, ky ka fituar shumë stile të ndryshme që kanë ekzistuar në artet marciale të vendeve përreth Koresë, si Japoni dhe Kinë.
Por Taekwondo është shumë e ndryshme nga artet marciale të tilla orientale. Së pari është shumë dinamik me lëvizje aktive të cilat përfshijnë një mirazh të aftësive me këmbë. Së dyti lëvizjet fizike janë të lidhura me mendjen dhe jetën si një tërësi. Së treti ky posedon një paraqitje spktakulare dhe dinamike.
Kur bëni Taekwondo ju duhet ta qetësoni mendjen tuaj dhe ta sinkronizoni mendjen me lëvizjet tuaja dhe kjo harmoni(sinkronizim) të mbetet edhe në jetë dhe në shoqëri.
Pra në Taekwondo parimi i lëvizjeve fizike, parimi i trajnimit të mendjes dhe parimi i jetës bëhen një.